Drejtori i të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, nuk i ka pritur mirë deklaratat e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili ka thënë se Kosova është shtet demokratik, me kufijtë ekzistues.
”Ne e dimë mirë, Ambasador, ku janë kufijtë në Kosovë, ata janë kufijtë e Serbisë në përputhje me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të OKB-së. Dhe Lista Serbe është zgjedhja dhe zëri i popullit serb që mbron interesat kombëtare të popullit të tij në Kosovë, jo të ambasadave të huaja”, ka deklaruar Petkoviq.
Kësaj deklarate i është kundërpërgjigjur shefi i kabinetit të presidentes Osmani, Blerim Vela.
“Petre ngele akoma në ekskursionin tuaj në Kinë?
Nga të gjithë zyrtarët e Serbisë, ju e dini më së miri se ku janë kufijtë e Kosovës, gjë që ju e shënoni me rregull në kërkesat tuaja për të vizituar Kosovën.
Lista Serbe është e regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës – sipas ligjeve të Kosovës” ka shkruar Vela në twitter.
Petre still jet lagged from your excursion to China?
Of all Serbia’s officials, you know best where the borders of are, which you duly note in your requests to visit Kosovo.
SL is registered at the Central Election Commission of the Republic of Kosovo – according to laws. https://t.co/4H8fBwjKvh