Skuadra e Barcelonës dhe AC Milan kanë zhvilluar një ndeshje miqësore në orët e hershme të mëngjesit (me orën tonë lokale) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ekipi spanjoll arriti fitore minimale 0 me 1 në këtë përballje interesante.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Ansu Fati në minutën e 55’të.

Fati realizoi një gol tejet të bukur mbrenda zonës së 16-metërshit për t’i dhënë epërsinë ekipit të tij nga La Liga.

Kujtojmë që për Barcelonën kjo ishte miqësoreja e parafundit, pasi më 8 gusht do të luaj ndaj Tottenham Hotpsur.

Kurse ekipi “Kuqezi” ka edhe dy ndeshje miqësore, kundër Monzas dhe Etoile Sahel.