Duke folur për premtimet dhe programin e Bashkimit Demokratik për Integrim, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në një intervistë për A2CNN, tha se është filluar ndërtimi i Korridorit 8 dhe shumë projekteve tjera. Sipas tij, qëllimet kryesore, integrimi në NATO është përfunduar dhe integrimi në BE është drejtë përfundimit.

“Korridori 8 me Shqipërinë ka filluar, ka filluar autostrada me Kosovën, kemi hequr kufirin me Shqipërinë, po e heqim kufirin edhe me Kosovën çështjet tjera politike, programore tashmë janë zgjidhur. E vetmja çështje madhore për të cilën ne po themi që jemi të gatshëm të bëjmë kompromis, është 100 ditëshi i fundit dhe zgjedhja e kryeministrit të parë shqiptar”, tha mes tjerash Grubi.

Në prononicmin e tij, Grubi ka folur për integrimin në BE duke thënë se dorëheqjet e dorëzuara deri tek kryeministri Kovaçevski nga ana e ministrave të BDI-së janë bërë me qëllim që opozitarja VMRO-DPMNE t’i mbështesë ndryshimet Kushtetueseqë pritet të ndodhin dhe të dorëzohen në Kuvendin e RMV-së me 18 gusht.
Ai tha se RMV-ja nuk ka më luksin të pret e të humbë edhe 10 ose 15 vite të tjera.