Modelja dhe këngëtarja shqiptare, Morena Taraku, përmes rrjeteve sociale ditën e sotme (e mërkurë) ka bërë të ditur se i është thyer shtëpia në Turqi.

Artistja nga Peja po ashtu paralajmëroi padi për plaçkitjen pasi ka ndodhur në një nga zonat më luksoze në shtetin turk.

Më vonë, ajo ka zbuluar edhe disa pamje të tjera nga vjedhjet, ku shihet se i mungojnë edhe disa bizhuteri me vlerë të madhe.

Në një edicion informativ janë shfaqur pamje nga shtëpia e Tarakut, ndërsa u njoftua edhe për vlerën e dëmit – e cila është marramendëse.

“Hajdutët dukeshin sikur e dinin se ku ishin gjërat me vlerë, pasi kanë hyrë në shtëpi kanë shkuar në dhomën e zhveshjes, dera ishte e mbyllur, fillimisht e thyen derën dhe hynë.

I kanë marrë xhevahiret nga këtu dhe më pas shkuan në kasafortë.

Ishin më shumë se 15 mijë dollarë (13 mijë euro), ora, stoli, gjerdan, byzylykë, mendohet se janë mbi 300 mijë euro”.