E njohur për publikun prej vitesh, por Xhuli Nura u rikthye në qendër të vëmendjes me pjesëmarrjen në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova.
Por, bukuroshja nga Drenica po vazhdon të jetë aktive, sidomos në mediat sociale ku ajo ndan aktivitete dhe përditshmërinë me fansat e saj.
E njohur për përkushtimin ndaj linjave me ushtrime intensive edhe sot (e enjte), Xhuli nisi ditë me një video ku shihet me veshje sportive dhe gati për të nisur ditën me aktivitet fizik.
Xhuli u kujdes të theksonte format joshëse teksa ndodhej jashtë banesës së saj e veshur me bluzë të shkurtër të bardhë dhe dollake të gjelbra me vija të bardha.
“U zgjova këtë mëngjes duke u ndjerë e bekuar, e lumtur dhe e pushuar mirë, pasi kohët e fundit nuk kanë qenë të lehta pas kaq shumë projekteve që po bëjmë. E di që nuk kam postuar aq sa do të doja gjëra të fitnesit, por premtoj se do të kthehem për të bërë video ushtrimesh për ju. Shpresojmë që vera juaj të ketë qenë e lumtur dhe e shëndetshme. Juli ju do shumë”, ka shkruar modelja në mbishkrimin e videos.