Në një intervistë me Ora News, zv. kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut Artan Grupi u shpreh se prezenca e BDI-së në qeveri u paraqit si pengesa e vetme e opozitës maqedonaseve për të zhbllokuar udhëtimin drejt BE-së.
Ai tha se Llogaria nuk është elektorale, sepse BDI-ja nuk është për zgjedhje të parakohshme, dhe duhet të bahen në korrik 2024.
Grubi: Prezenca jonë në qeveri u paraqit si pengesa e vetme e opozitës maqedonaseve për të zhbllokuar udhëtimin tonë drejt BE-së. Në takimet e dy partive të mëdha, lideri i opozitës tha se të vetmin kusht që kishte për të mbështetur ndryshimin e kushtetutës ishte largimi i shqiptarëve dhe i BDI-së nga qeveria. Ne brenda pak sekondash e pranuam kushtin dhe dolëm nga qeveria nëse votoheshin ndryshimet kushtetuese. Ne si shumicë kemi vetëm 74 deputetë dhe na duheshin edhe 6 deputetë nga opozita për këto ndryshime kushtetuese.