Disa persona kanë mbetur të plagosur në një lokal në rrugën “Rexhep Luci”.
Kështu ka bërë të ditur për Front Online, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se disa persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit apo edhe nga fragmente qelqi”.
“Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore “, tha ai.
Tutje, Borovci tha se aktualisht së paku dy të dyshuar janë identifikuar si të implikuar në rast.
“Përderisa po punohet edhe për identifikimin e të dyshuarve të tjerë të mundshëm”, tha ai./Front Online