Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot pasdite i mohoi akuzat e opozitës se disa përfaqësues të Qeverisë ishin të përfshirë në bisedimet mes banorëve të Sllupçanit dhe “EVN”-së.

“Sipas gjitha gjasave disa parti opozitare të cilat transmetojnë lajme të rreme dhe të cilat bëjnë krahasime me fshatra të caktuara dhe rajone në shtet, hapin tema për të cilat ata duhet të japin përgjigje, ndërsa ende nuk kanë përgjigje nga komunat që udhëhiqen nga kuadrot e tyre në pjesën e keqpërdorimit të Ligjit për energjetikë”, deklaroi Bekteshi.

Shtoi se Qeveria angazhohet për atë që të ulen humbjet në energjinë elektrike dhe për këtë të gjitha obligimet të shlyhen nga ana e të gjithë qytetarëve për shërbimet të cilat i marrin.

“Informacione konkrete për atë se për çka janë marrë vesh banorët e Sllupçanit dhe EVN-ja, si Ministri nuk kemi. Por, do t’i kisha lutur partitë politike dhe mediat që të mos japim informacione të rreme se disa vende vjedhin ose keqpërdorin energjinë elektrike, por ta theksojnë nevojën për uljen e humbjeve të energjisë elektrike sepse kjo është në interes të shtetit”, tha Bekteshi.

Më parë, në konferencë për media VMRO-DPMNE-ja i bëri thirrje Qeverisë dhe ministrit të Ekonomisë të përgjigjen se për çka janë marrë vesh në takimin në Sllupçan dhe a është Qeveria garant për banorët e këtij fshati.