Boksieri Robin Haxhi Krasniqi, sonte do ta zhvillojë ndoshta meçin më të veçantë në karrierën e tij të bujshme.

Kjo mbrëmje e spektaklit në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të nis nga ora 19:00, me duelin e Krasniqit, i cili do të jetë i fundit i kësaj nate.

Krasniqi do të ballafaqohet me kundërshtarin Nadjib Mohammedi në meçin e vlefshëm për versionin WBC, në peshat gjysmë të rënda.

Publiku do ta ketë mundësinë të shoh nga afër edhe boksierët tjerë shqiptarë si: Kushtrim Tahirukaj, Dielli Vranovci, Valon Ahmeti, Isuf Kelmendi, Bernardin Jakaj e Armend Xhoxhaj, e James Kraft.

Përveç dueleve në ring, do të ketë edhe këngëtarë që do të performojnë para mijëra shikuesve që do të jenë të pranishëm. /Klankosova.tv.