Në orët e vona të së premtes, Prishtina është tronditur nga vrasja e një personi dhe plagosja e disa të tjerëve në lokalin “Bon Vivant” në qendër të kryeqytetit.
Kastriot Ramadani pësoi lëndime vdekjeprurëse si pasojë e të shtënave me armë zjarri në lokalin “Bon Vivant”, pas përleshjes mes dy grupeve.
Të plagosur mbetën edhe gjashtë të tjerë, ndërsa 13 pësuan lëndime trupore nga gërvishtjet e xhamave apo gjësendet tjera.
Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (SHSKUK) kishte njoftuar se pesë persona janë pranuar për trajtim të mëtejmë, pas ndihmës mjekësore në Klinikën Emergjente.
Së fundmi, “Jepi Zë” ka publikuar një video nga momenti tragjik.
Pamjet janë të ndjeshme dhe nuk rekomandohen për fëmijët nën moshën 18 vjeçare.