Nuk ka më kolona, por as pengesa
Qarkullimi në kufirin afër pikës kufitare Bllacë i është rikthyer normalitetit.
Sipas njoftimit që ka bërë zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, për rikonstruimin e këtij tuneli punimet do të vazhdojnë në shtator.
“Nga shtatori, punimet do të vazhdojnë sepse tuneli duhet rikonstruuar për arsye se paraprakisht, të gjitha kanalet ujore ishin betonizuar dhe ky tunel dhe kjo rrugë me dekada të tëra nuk është ribërë në tërësi”, ka shkruar Grubi.
Sipas zëvendëskryeministrit, vonesat më të mëdha shkaktohen për shkak të mosrespektimit të sinjalistikës rrugore në tunel.