Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin ukrainas, Oleksandr Merezhko, ka thënë se është nder për të që jetë në mbështetje të lirisë, demokracisë, paqes dhe stabilitetit.
Kjo deklaratë e tij vjen si koment në reagimin e deputetes britanike, Alicia Kearns, ku e ka falënderuar deputetin ukrainas për përkrahjen e ofruar me nënshkrimin e letrës drejtuar BE-së, ShBA-së, si dhe Britanisë së Madhe për raportet Kosovë-Serbi.
Bota e lirë nuk duhet t’i largojë sytë nga ‘topi’ në Ballkan!”.
“Balancimi dhe proporcionaliteti duhet të jenë fjalët tona në trajtimin e Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Merezhko.