VMRO: S`KA KONSENSUS NËN DIKTATIN BULLGAR

Në prag të seancë plenare për ndryshimet kushtetuese, kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi se, koalicioni qeveritar është stabil dhe nuk pret ndryshime në drejtimin e veprimit të partive pro-evropiane në lidhje me ndryshimet kushtetuese, njofton KlanM.

Në një intervistë për MIA-n, Kovaçevski tha se, deputetët duhet të mendojnë mirë dhe të marrin një vendim historik – nëse do të votojnë për Evropën apo do të votojnë për izolim.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR I RMV-së

“Pres një debat parlamentar të sinqertë, cilësor dhe të frytshëm, përmes të cilit do të sqarohen të gjitha argumentet për të arritur së bashku një vendim mbipartiak, ashtu siç e meritojmë dhe me të cilin do të tregojmë seriozitetin dhe përgjegjësinë tonë përballë vrull që vështirë se do të përsëritet” – tha Dimitar Kovaçevski.

Ai po ashtu tha se, nevojitet konsensus shoqëror për çështjen e ndryshimeve kushtetuese. Por, nga VMRO i janë përgjigjur kësaj deklarate, sic percjell KlanM, duke thënë se, për këtë çështje Kovaçevski nuk ka konsensus te mbi 85 përqind e opinionit.

“Nevojiten garanca institucionale nga BE për identitetin shumë shekullor të popullit maqedonas, por edhe garanca se procesi i negociatave nuk do të shndërrohet në objekt lëvizësnë të cilat do të vijojnë vazhdimisht kushtëzime të reja deri në asimilimin e plotë të Maqedonisë dhe popullit maqedonas. Ndryshimi i kushtetutës nën diktatin bullgar nuk është zgjidhje, por vetëm i hap orekset e qarqeve negacioniste në Bullgari” – deklaroi Naum Stoilkovski.

Seanca plenare për ndryshimet kushtetuese është caktuar për më 18 gusht. Për votimin e amendamenteve për përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë nevojiten 80 vota në Kuvend, gjë që shumica parlamentare nuk i ka momentalisht, ndërsa VMRO vazhdon ta kundërshtojë këtë proces. /KlanMacedonia/