PSG-ja synon t’ia marrë edhe një yll Barcelonës

“Lufta e ftohtë” mes Paris Saint-Germainit dhe Barcelonës po vazhdon.

Klubi francez, pasi e shfrytëzoi klauzolën për ta transferuar Ousmane Dembelen, dëshiron t’ia marrë edhe një yll gjigantit katalunas.

Mediumi spanjoll “Sport” raporton se parisienët ia kanë vënë syrin sulmuesit Ansu Fati, i cili është mjaft i pëlqyer nga trajneri i ri i kampionit francez, Luis Enrique.

Në këtë rast, Barçës s’është që s’do t’i kryente punë një shitje eventuale e sulmuesit spanjoll, të cilin e kanë përshkuar lëndimet e njëpasnjëshme në vitet e fundit dhe nuk e kanë lënë t’i tregojë vlerat e tij.

Ndonëse lojtari do të preferonte të mbetet në “Camp Nou”, aty ku u rrit si futbollist, gjithçka do të varet nga oferta që do ta bëjë gjiganti i Ligue 1 për të.

20 vjeçarin ndërkohë e do edhe Wolverhamptoni në Angli, por që as këtë opsion nuk do ta preferonte futbollisti ofanziv.

Sa i përket PSG-së, klubi francez do të mundohet ta bindë menaxherin e lojtarit, Jorge Mendes, për t’i bindur katalunasit që t’ia shesin lojtarin.