Modelja shqiptare Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman prej vitesh zgjedhin që një pjesë të pushimeve të tyre t’i kalojnë në vendin tonë.
Kështu kanë bërë edhe këtë vit duke vazhduar ‘traditën’ e tyre duke zgjedhur si destinacion jugun e Shqipërisë.
Të dy kanë publikuar foto dhe video me të arritur në bregdetin shqiptar, duke zbuluar se po qëndrojnë në Dhërmi.
Në një foto që publikoi bukuroshja shqiptare, dyshja shihet bashkë me djalin dhe vajzën e tyre teksa shijojnë perëndimin e diellit në një pishinë.
Gjithmonë e më shumë çifti po viziton vendin tonë, duke mos munguar as në intervista.