Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditë e djeshme në qytetin e Klinës. Në lokalin “Coyote”, një person u qëllua me armë zjarri dhe për pasojë vdiq.
Raportohet se i dyshuari Tush Frroku, e vrau mikun e tij Anton Prelën (vëllain e gruas).
Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se i dyshuari dhe viktima janë mërgimtarë.
Sipas këtyre buyrimeve, viktima në Klinë ishte biznesmen i shquar në Zvicër.
Ai posedonte garazh të veturave luksoze.I dyshuari dhe viktima ishin familarë mes vete dhe në drejtim të ndjerit ka shkrepur 7 plumba. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:00 gjatë ditës së djeshme në një lokal në qendër të Klinës.