Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, vende vende nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Në vendkalimin kufitar Bogorodicë dhe Tabanoc, për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth një orë.
Në pikat e tjera kufitare nga pala e RMV, nuk ka vonesa më të mëdha për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht nëpër lugina, dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.