Kushtrim Alla nga Sektori për Marëdhënije me Publikun në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënije Ndërmjet Bashkësive, në një prononcim për mediat ka folur rreth organizimeve që bën kjo ministri në vigjilje të shënimit të 22 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.
Më saktë, ai foli për Shkollën për Liderë të Rinj “Peace Forum Dialogue”, që për të dytin vit radhazi që do të mbahen në Mavrovë në periudhën prej 11 deri më 13 gusht dhe për konkursin shpallur në të cilën mund të aplikojnë të gjithë të rinjtë e interesuar nga mbarë vendi nga mosha 20 deri në moshën 30 vjeçare.

“Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive për të dytin vit radhazi përmes Shkollës për Liderë të Rinj “Peace Forum Dialogue” dhe përmes “Peace Festival” do të shënojë përvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, aktit historik që determinoi paqen dhe që vendosi themelet e barazisë shoqërore në vendin tonë. Të dy emërtimet e këtyre iniciativave organizative burojnë nga karakteri paqebërës i Marrëveshjes së Ohrit. Shkolla për liderë të rinj “Peace Forum Dialogue” do të mbahen në Mavrovë në periudhën prej 11 deri më 13 gusht. Ministria ka shpallur thirrjen publike në të cilën mund të aplikojnë të gjithë të rinjtë e interesuar nga mbarë vendi nga mosha 20 deri në moshën 30 vjeçare.”, njoftoi Kushtrim Alla.

“Duke e pasur parasysh nevojën e madhe për të njohur nga afër materien përmbajtësore të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, rrethanat që mbizotëronin para nënshkrimit të saj, rëndësinë e saj për konsolidimin demokratik të vendit, kjo shkollë është një mundësi që nuk duhet lëshuar, andaj ftoj të gjithë të rinjtë e vendit që deri më datë 10 gusht të hapin ëeb-faqen e ministrisë dhe të aplikojnë në thirrjen publike. Deri më tani procesi i aplikimit po vijon në mënyrë dinamike. Ligjerues do të jenë figura nga fusha të ndryshme akademike dhe politike, si Radmila Sheqerinska ish-ministre e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, profesorët universitarë Marjan Gjurovski nga Fakulteti Filozofik, Mersim Maksuti nga Fakulteti i Drejtësisë, Lidija Georgieva nga Fakulteti Filozofik etj”, ka thënë Alla nga MPS.