Shkolla për Liderë të Rinj,Peace Forum Dialogue, që organizohet nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, kthehet sërish në Mavrovë, për të shënuar përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit.

Konkursi për të interesuarit ende është i hapur për të aplikuar me një letër motivuese dhe biografinë, gjer të enjten, 10 gusht(në e-mailet e ministrisë:  peaceforumdialogue@mpsoz.gov.mk и pfd@mpsoz.gov.mk.), pas çka do të bëhet përzgjedhja e pjesëmarrësve të këtij viti.

Ndërkaq vitin e kaluar  në këtë shkollë u përfshinë mbi 60 pjesëmarrës, të rinj e të reja profilesh të ndryshme.

Shumë nga pjesëmarrësit e vitit kaluar janë ndarë të kënaqur me ligjëratat në shumë tema me rëndësi dhe shprehen se me anë të këtij projekti kanë fituar njohuri të ndryshme për aktivitetet politike dhe ngjarjet sociale të vendit tonë.  

 

Gazetari Enis Shaqiri i cili ka qenë pjesëmarrës vitin e kaluar u shpreh se ky forum ka shërbyer si një platformë e veçantë për dialog dhe reflektim mbi arritjet e deritanishme. Sipas tij Shkolla e Liderëve të rinj, u ka mundësuar një hapësirë të veçantë për të diskutuar dhe reflektuar mbi ndikimin e Marrëveshjes së Ohrit në jetën e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Ai shpreson që idetë dhe diskutimet e ngritura gjatë këtij forumi të vazhdojnë të kontribuojnë në rrugën tonë drejt një shoqërie më të bashkuar, më të ndërgjegjshme dhe të qëndrueshme.

“Nëpërmjet këtyre diskutimeve përmbajtësore, kemi pasur rastin të dëgjojmë shpjegime të ndryshme mbi esencën e Marrëveshjes së Ohrit, nga shumë burime si profesorë universitarë, përfaqësues institucionesh, dhe pjesëmarrës të rinj, të cilët kanë marrë pjesë aktive në këtë ngjarje. Ky proces i dialogut ka thelluar njohuritë tona mbi historinë dhe përparimet e realizuara nga vendi ynë që nga nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje historike.

Kjo platformë ka sjellë në pah edhe perspektivën integrimi të përcaktuara nga Marrëveshja e Ohrit për të ardhmen e vendit tonë. Diskutimet dhe prezantimet që u zhvilluan ishin kryesisht të përqëndruara në thelbin e kësaj marrëveshjeje të rëndësishme, duke trajtuar me thellësi aspektet e saj dhe ndikimin mbi diversitetin kulturor dhe harmoninë, të cilat mund të shërbejnë si mjete për adresimin e sfidave komplekse të shoqërisë sonë”, theksoni Shaqiri.

Маја Uzheska gjithashtu një nga pjesmarrësitnga viti i kaluar theksoi se ka qenë një njëeksperiencë e shkëlqyer të ishte pjesë e Shkollës për Lider të rinj.

“Kam pasur nderin të jem pjesë e një grupi të shkëlqyer të përbërë nga pjesëmarrës nga degë të ndryshme, të interesuar për politikë, drejtësi dhe diplomaci. Orekset e kolegëve për informacione të reja u kënaqën nga pedagogë të shquar që shquhen çdo ditë në botën shoqërore-politike. Ajo që mbaj me vete edhe pas një viti nga Shkolla janë miqësitë që zgjasin, perceptimet e zgjeruara të kompromisit dhe eksperienca e bukur”, tha Uzheska.

Një pjesmarrës tjetër vitin e kaluar Fuad Jonuzi gjithashtu theksoi se Shkolla për Lider të Rinj është një mundësi shumë e mirë për të gjithë të rinjtë.

 

“Fakti që Marrëveshja Kornizë e Ohrit paraqet një marëveshjebazike të shtetit tonë, Shkolla për Liderë të rinj është një mundësi e mirë që pjesëmarrësit të mund të marrin informacione të rëndësishme për funksionimin e shtetit, politikat të cilat zbatohen, procesi eurointegrues, politikat sociale, ekonomike dhe kulturore në shtetin tonë por duke mos e lënë anash edhe aspektin e marrëdhënieve ndëretnike dhe menaxhimin e mirëfilltë të konflikteve. Për të cilën besoj se ka një rëndësi të madhe që studentët dhe të rinjtë të kenë informacione të kësaj natyre por edhe të mund të jenë pjesëmarrës në jetën politike dhe shoqërore duke ndikuar pozitivisht në jetesën e përbashkët dhe përmirësimin e aftësive personale me qëllim te progresit shoqëror”, tha Jonuzi

Të qenit pjesë e organizmave të tilla u cilësua si një eksperiencë e paharrueshme nga Dren Ibraimi, pjesmarrës vitin e kaluar.

“Është gjithmonë kënaqësi që të jesh pjesë e organizimeve të tilla ku diskutohen tema aktuale të cilat lidhen drejtpërsëdrejti me të kaluarën si dhe perspektivën e së ardhmes së vendit tonë, ku theks të veçantë i vendoset rinisë, respektivisht pregaditjes së tyre si udhëheqës potencial. PFD si shkollë për lider të rinj ishte një eksperiencë e bukur dhe me vlerë për faktin se përveç njohurive të reja që fituam nga ligjërues kompetent dhe të denjë, kishim mundësinë që të ndajmë mendime dhe përvoja me qindra të rinj nga e gjithë RMV, investimi më i sigurtpër një të ardhme më të mirë është vetë rinia”, theksoi Ibraimi.