Dy emra të njohur të estradës shqiptare janë bërë bashkë për një duet të ri.
Këngëtarja Dafina Zeqiri këtë herë ka bashkuar forcat me kantautori nga Shqipëria, Elgit Doda për një projekt të radhës.
Dyshja prej ditësh kanë paralajmëruar projektin, ndërsa tani ka zbuluar detaje shtesë për fansat në një postim në Instagram.
Përmes një imazhi, ky dy artistët shihen bashkë, Dafina njoftoi se kënga e re e tyre publikohet të premten (11 gusht).
“Si mua”, të premten në orën 18:00″, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e postimit.
Kujtojmë që përgjatë sezonit të verës, Dafina ka sjellur disa bashkëpunim me artistë të ndryshme, e që rezultuan mjaft të suksesshme.
I fundit duet i këngëtares është ai që solli me reperin e njohur, Getoar Selimi “Flaka”.
Në anën tjetër, Elgiti aktualisht po shijon suksesin e këngën që solli solo “Me ty, pa ty”.