Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar rusët se mund të mbesin pa asnjë anije nëse forcat e Moskës vazhdojnë të sulmojnë portet ukrainase.
Duke folur për mediat e Amerikës Latine në një konferencë shtypi të dielën, Zelensky tha se “ne nuk kemi aq shumë armë, por nëse ata vazhdojnë të qëllojnë, ata mund të mbeten pa anije deri në fund të luftës”, raportoi gazeta argjentinase La Nacion, përcjell Telegrafi.
“Dhe kjo është ajo që ne duam t’u tregojmë atyre”, tha ai. “Ukraina patjetër do t’i përgjigjet çdo sulmi ndaj popullatës civile dhe korridoreve të grurit”.