Bradley Barcola do të largohet nga Olympique Lyon gjatë afatit kalimtar veror për të bërë hapin e madh në karrierë.

Sulmuesi anësorë ka pasur një vit mjaftë të mirë në Ligue 1 duke zgjuar interesimin e top klubeve evropiane.

20-vjeçari ka pasur një sezon mjaftë të mirë duke realizuar shtatë gola dhe duke asistuar në 12 të tjerë.

Barcelona dhe PSG prej kohësh po interesohen për transferimin e tij, por tani një tjetër skuadër e madhe është futur në garë.

Kampioni në fuqi i Evropës, Manchester City gjithashtu ka shprehur interesim për transferimin e francezit për ta zëvendësuar të larguarin Riyad Mahrez.RMC Sport ka raportuar se Barcola është dëshira kryesore e Pep Guardiolas për repartin ofensivë dhe City po përshpejton për transferimin e tij.

Lyon ka refuzuar 30 milionë euro nga PSG, derisa për ta lënë të lirë talentin e tyre synon të fitoj 50 milionë euro. /Telegrafi/