Fifi duket se ka mbetur e zhgënjyer nga mungesa e interesimit të club-eve në Kosovë dhe Shqipëri për ta pasur si artiste performuese. Përmes disa postimeve në Instagram Stories, këngëtarja shkruan se “isha përgatitur këtë verë që të kem shumë punë”.

“Isha përgatitur këtë verë që të kem shumë punë, por mesa duket s’jam aq IN në treg dhe absolutisht Raf Camora, Luciano e këto të huajt janë më mirë për tregun tonë…” shkruan ajo. “Por s’ka problem. Fifi ju do shumë. Prap do ju vijë siç ka ardhur përherë.”

Në një tjetër postim, Fifi ironizon duke thënë:

“Ama më keni bërë nder, se jam duke e shijuar rritjen e djalit. Mbase do kisha pak lekë më shumë, po edhe pa ato mirë jam.”