Bisedimet kanë filluar, Joao Felix huazohet te gjiganti italian.

Lajm bombastik nga Italia, Joao Felix transferohet në Serie A.

Sulmuesi portugez, Joao Felix u largua nga Atletico Madrid në janar për tiu bashkuar Chelsea në formë huazimi, por portugezi nuk arriti të lërë gjurmë në Stamford Bridge.

Agjenti i Felix, Jorge Mendes, ka filluar të kërkojë skuadër të re për 23-vjeçarin dhe sipas raportimeve të fundit agjenti portugez ka nisur bisedimet me gjigantin italian.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Jorge Mendes është në bisedime me drejtuesit e Romës për huazimin e Felix në Olimpico.

Giallorosët janë në kërkim të përforcimeve për vijën e sulmit dhe Felix do të ishte një super goditje.

Felix nuk bën pjesë në planet e Atleticos dhe marrëveshje pritet të arrihet me lehtësi.