Olta “turbullon” ndjekësit, nxjerr foto në divan me Luizin.
Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli, kanë qenë dy personazhet më të preferuar në “BBV 2”.
Ndonëse në sytë e publikut dyshja janë shfaqur si armiq të betuar, e vërteta duket ndryshe.
Ditën e djeshme, aktorja është pyetur nga fansat në qoftë se ka akoma shoqëri me Luizin.
“Jo”- ishte përgjigjja e saj, e shoqëruar me një foto teksa shihet e ulur në divan afër Luizit.
Kujtojmë se dyshja pritet të nxjerrë filmin e shumëpritur nga publiku ku do të shfaqen si çift.