Saturday, September 30, 2023

23 të lënduar nga tërmeti në jug të Turqisë

Të paktën 23 persona janë lënduar në jug të Turqisë në tërmetin me intensitet prej 5,2 ballëve. Qendra për regjistrimin e tërmeteve në Stamboll kumtoi se lëkundja ka ndodhur dje në ora 20.47 sipas orës lokale. Epiqendra e tij ka qenë në qytetin e vogël Jesipjurt në provincën Malatia.

Krahina Malatia ka qenë mes të dëmtuarave rëndë nga tërmeti më 6 shkurt.
Prefekti Selahatin Gyrkan deklaroi se në Malatia kanë humbur jetën rreth 2.300 njerëz.Më 6 shkurt, dy lëkundje të mëdha dhe të njëpasnjëshme e kanë shkundur juglindjen e Turqisë dhe Sirinë veriore, me ç’rast kanë humbur jetën më shumë se 50.00 njerëz.