Të enjten në ora 09.05 në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër, në vendin e quajtur “Uji i varur”, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të veturës “Dacia” me targa të Serbisë, e drejtuar nga V.I.(37) nga Serbia dhe veturës “Mercedes” me targa të Shkupit, e drejtuar nga S.A.(43) nga Shkupi. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar rëndë të dy drejtuesit e mjeteve, ndërsa pasagjeri nga mjeti “Mercedes”, B.M. nga Shkupi, ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Qendrën Emergjente–Gostivar. Me autorizim të Prokurorit publik, ekipi i policisë së Gostivarit ka kryer kontroll në vend e aksidentit.P oashtu të enjten në ora 12:10 në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër, afër pikës së karburantit, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të veturës “Seat” e drejtuar nga R.B.(32) nga Gostivari dhe veturës “Chevrolet, të drejtuar nga S.S.(63) nga Gostivari, të dy veturat me targa të regjistrimit të Gostivarit. Në aksident ka mbetur i plagosur rëndë pasagjeri i mjetit Chevrolet, me iniciale E.Xh, ndërsa me lëndime trupore kanë kaluar dy drejtuesit dhe dy pasagjerët e tjerë. Me autorizim të Prokurorit publik, ekipi i policisë Gostivar ka kryer kontroll në vend e aksidentit. (U.H)