Ka filluar prej sot edicioni i dytë i shkollës për liderë të rinj “Peace Forum Dialogue” që edhe këtë vit mbahet në Mavrovë, në organizimin e Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në faqen e tij zyrtare në Facebook shkruan se në këtë edicion janë 80 të rinj të cilët do të mësojnë mbi ngjarjet aktuale politike në vend, nga ligjëruesit e mirënjohur nga bota akademike.
Statusi i plotë:
Hapëm sot në Mavrovë edicionin e dytë të shkollës për liderë të rinj “Peace Forum Dialogue” në kuadër të shënimit të përvjetorit të 22-të të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.
Pjesëmarrës kësaj rradhe janë 80 të rinj nga mbarë vendi me përfaqësim nga të gjitha komunitetet.
Ju uroj sesione të mbara trajnimi, ku përmes ligjeruesve të mirënjohur nga bota akademike dhe politike do të mund të njiheni me materien përmbajtësore të Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes për fqinjësi të mirë.
https://www.facebook.com/100044385821029/posts/pfbid0353nKwhFJEtaR61tZdrkt1d41koiwJbupFiPvwPqPaVrktGBSiPUYPgHEXvcbsBSrl/?mibextid=5eVWNK