Forumi i Gruas nga partia Alternativa në Tetovë ka shuar të gjithë aktivitetin partiak.
Njoftimi vjen nga vetë gratë e forumit të cilat thonë se ngrijnë çdo aktivitet partiak.
Njoftimi i plotë:
Pas zhvillimeve të fundit në partinë tonë, që e rritëm dhe u kujdesëm për të është e papranueshme sjellja autoritare e organeve të partisë për të fyer dhe për të mos njohur vendimet e mbledhjes së kuvendit të degës si organ vendimarrës dhe legjitim konform statutit partiak.
Të indinjuar për këtë qasje rigoroze dhe shpërfillëse, ne Forumi i Gruas së Alternativës në Tetovë, njoftojmë opinionin se do të ngrijmë çdo aktivitet partiak në degën tonë, ndërsa me këtë rast mbështesim pa hezitim vendimet e kuvendit të degës për të mbështetur Dritan Bexhetin si kryetar të degës.
Anëtaret e Forumit të Gruas Alternativa – Tetovë:
1. Arita Nesimi – Kryetare e Forumit të Gruas – dega Tetovë
2. Lindita Emini
3. Bjondina Ziberi
4. Elita Aliu
5. Xhanaj Memedi
6. Fetije Imeri
7. Azemije Azizi
8. Valjeta Elmazi
9. Gonxhe Bekiri
10. Altuna Memedi
11. Xhejda Halili
12. Selvije Ramani
13. Shpresa Ziberi
14. Pendije Nesimi
15. Shenure Memedi
16. Valjeta Demiri
17. Fatime Hamdi
18. Gulxhan Memeti
19. Arta Saliu
20. Hirmete Shabani