Zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë kanë vazhduar me aktivitete të intensifikuara kontrolluese për rend dhe siguri më të madhe në komunikacion në rajonin e gjerë të Pollogut.

Kështu që, gjatë ditës së djeshme (10.08.2023), në periudhën prej orës 08.00 deri në orën 20.00, është kryer kontroll i intensifikuar në lidhje me shpejtësinë e lëvizjes së mjeteve, gjatë të cilës janë konstatuar dhe sanksionuar 27 shkelje (TE-13 dhe GV- 14).

Prej tyre, 5 (TE) kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar në vendbanim dhe 22 kundërvajtje
(TE-8 dhe GV-14) janë konstatuar për shpejtësi jashtë vendbanimit.

Gjithashtu, gjatë kontrollit janë konstatuar dhe sanksionuar 9 shkelje (TE-7 dhe GV-2) për mosfunksionim teknik të automjeteve, nga të cilat 5 (TE- 4 dhe GV-1) për defekte në frena dhe 3 (TE-2 dhe GV-1) automjete për shkak të përdorimit të foliave të paçertifikuar, dhe 8 automjete (TE-6 dhe GV-2) janë përjashtuar menjëherë nga trafiku.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe 36 shkelje të tjera (TE-30 dhe GV-6).

Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme, punonjësit e policisë rrugore, në bashkëpunim me shërbimin e
merimangës, kanë marrë 23 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme, të cilat në pjesën më të madhe kanë qenë të në reshta dyfishta në rrugë, duke penguar rrjedhën normale të qarkullimit.

Të gjithë shoferëve – shkelës iu janë lëshuar edhe parashtresat e parapara me ligj, ndërsa për drejtuesit
më të shpejtë që kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar do të përballen edhe me masën mbrojtëse “Ndalesë
dejtimi” në kohëzgjatje prej 3 deri në 12 muaj, varësisht nga madhësia e shpejtësisë së tejkaluar.

SPB-Tetovë apelon shoferët dhe këmbësorët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret ligjore në
komunikacion, të kontrollojnë korrektësinë teknike të automjeteve të tyre, të rregullojnë shpejtësinë sipas
kushteve të rrugës dhe rregullave të përcaktuara, të mos ulen para timonit nëse janë nën efektin e alkoolit dhe të kenë kujdes se ku i parkojnë automjetet.

Sepse, pa përjashtim, të gjitha shkeljet do të sanksionohen për të lejuar qarkullimin normal dhe të rrjedhshëm, për të shmangur kaos më të madh trafiku apo pasoja të mundshme më të rënda. Flaka Media