“E vetmja gjë që Ukraina ka vërtet nevojë është kapitullimi, i cili ka shumë të ngjarë të hapë rrugën drejt paqes, por as Uashingtoni dhe as Kievi nuk duan një rezultat të tillë”.
Kështu u shpreh zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitry Medvedev, shkruan Tass.
“As Uashingtoni dhe as Kievi nuk duan paqe,” shkroi ai në kanalin e tij në Telegram.
Medvedev foli edhe për kundërofensivën e Ukrainës.
“Por ky operacion është tashmë i pafuqishëm për të ndihmuar regjimin e Kievit, i cili tani ka përparuar në fazën e kalbjes pas vdekjes. Asgjë nuk mund ta ringjallte trupin e tij në këtë pikë,” përfundoi ai.