Shkruan: indeks.mk
Shkolla për Liderë të Rinj PEACE FORUM DIALOGUE që po mbahet këtë fundjavë në Mavrovë, nisur nga viti i kaluar është aktivitet i Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive, si dhe Peace Festival-i që mbahet të dielën në Shkup, janë dy aktivetete që për këto dy vite kanë bërë kthesë në mënyrën e shënimit të përvjetorëve të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.
Shoqëria jonë tashmë ka arritur shkallë të re të zhvillimit, ku kjo marrëveshje është bërë pjesë e sistemit në të gjitha aspektet në gjeneratën e re. Debatet se çka paraqet Marrëveshja Kornizë nuk shteren kurrë, sepse efektet e saj për kohezionin shoqëror dhe inkluzivitetin e të gjithë qytetarëve në proceset shoqërore po i përjetojmë dhe po i shohim, porse kësaj i kemi kushtuar mjaft vëmendje e hapësirë për këto dy dekada, dhe prandaj ky ndryshim në mënyrën e shënimit, duke i logjikshëm.
Shkolla për Liderë të Rinj duket se është një aktivitet adekuat, përmes të cilit trajtohen shumë tema, midis tjerash edhe me benefitet e Marrëveshjes së Ohrit, me të cilën njihen gjeneratat e reja, ato që duhet t’i shijojnë ato në formën e barazisë, lirisë, sundimit të ligjit, tejkalimit të paragjykimeve me të cilat është shikuar. Rreth 80 të rinj e të reja nga mbarë vendi dhe nga të gjitha etnitetet, kanë rastin të trajtojnë bashkë me profesorë eminentë universitarë, politikanë e aktivistë qytetarë, në një intelektualist fitojnë njohuri të reja për tema që kapin sistemin kushtetues e juridik, aspekte gjeopolitike në dritën e ngjarjeve në botë, për anomalitë e tranzicionit dhe ngritjen e vazhdueshme në fushën e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe atyre kolektive, për të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut mund të paraqesë shembullin pozitiv në rajon dhe më gjerë.
Këto dy dekada kanë dëshmuar se nga projektet e mëdha politike të rajonit, ato të cilat përmbyllën kriza e konflikte, Maqedonia është shembulli më i mirë i zgjidhjes së tyre, për shkak se modeli i saj u tregua më funksional, i cili e arrin pajtimin dhe kohezionin e brendshëm ndëretnik e ndërfetar, realizon barazinë në të gjitha fushat dhe duke mbyllur çështjet e hapura, hap perspektiva të reja si për zhvillim të gjithmbarshëm shoqëror, si për promovim të vlerave të saj, shumë të nevojshëm për proceset eurointegruese.
Të gjitha këto janë arritur edhe falë jetësimit me konsekuencë edhe të Marrëveshjes së Ohrit dhe sot jemi në një shkallë tjetër, në atë të rrumbullakësimit të qëllimeve gjeostrategjike, një hap më pranë BE-së, që nevojitet një frymë e re e unitetit politik dhe konsensus shoqëror, për çka po punojnë me ngulm faktorët drejtues të shtetit, që nga qeveria e gjer te presidenti, gjë të cilën në këtë moment kyç, ende nuk e shohim te opozita.
Është ky një moment kyç për ta thënë se Maqedonia për këto tri dekada pavarësi e ndërtim të shoqërisë pluraliste, ka pasur sfida serioze, për të cilat janë dashur vendime të vështira për hir të ardhmërisë dhe prosperitetit. Në vendime për pavarësimin nga ish-SFRJ-ja, në atë për përfundimin e konfliktit të vitit 2001 me Marrëveshjen e Ohrit, në mbylljen e kontestit të emrit me Marrëveshjen e Prespës është dashur të vijë në shprehje liderizmi dhe vizioni i drejtuesve të shtetit. Kjo gjë duhet të vijnë në shprehje edhe në këtë aktin e fundit për tejkalimin e kontesteve historike me Bullgarinë, për çka patjetër se duhet mbështetje edhe nga opozita, e jo obstruksione dhe ikje nga përgjegjësia.