Klinika e Anestezionit me Mjekim Intensiv Qendror ka gjithsej 21 shtretër për pacientë.

Kaq është kapaciteti i kësaj klinike dhe kjo është e vetmja e cila trajton rastet e rënda nga i gjithë vendi.

Rritja e temperaturave dhe shtimi i aksidenteve rrugore janë ndër arsyet që muajt e verës të jenë ndër më të ngarkuarit.

Shefi i kësaj klinike, Shaqir Uka tregon se në çdo mbledhje mëngjesi biseda mes kolegëve është se cili pacient mund të lirohet gjatë ditës në mënyrë që të paktën të lirohet një shtrat për rastet urgjente.

Shtimi i numrit të shtretërve dhe rritja e kapaciteteve sipas anesteziologut Uka nuk është zgjidhje meqë problem është edhe stafi, kjo pasi që edhe hapësira aktuale me shumë vështirësi mbulohet nga profesionistët.

E në rastet kur shënohen edhe incidente siç ishte ajo e një lokali në kryeqytet ditë më parë, ngarkesa për këta profesionist veç sa rritet.

Anesteziolohu Betim Merdiu, shpjegon sesi në atë natë rastisi të jetë kujdestar dhe me domosdo u deshtë t’i marrin edhe dy pacientë të plagosur në trajtim, pra nga 21 shtretër në 23 përkundër vështirësive.

Anesteziologët thonë se mbingarkesa e kësaj Klinike largohet vetëm me aktivizimin e njësive të intensives nëpër klinika në QKUK dhe spitale. rajonale.