Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në një prononcim për Front Online thotë se do të insistojnë tek pozita e opozita që ta ngrisin koeficientin e pagave, i cili është tani 105 €.
“Ajo që di dhe që jemi marrë vesh është që me t’u kthyer deputetët nga pushimi, ne do të bëjmë kërkesa tek pozita dhe opozita, që ata të angazhohen që të ngritet vlera e koeficientit dhe të angazhohen që të bëhen përmirësimet e duhura te ligji për skemat pensionale të financuara nga shteti”, u shpreh ai për Front Online.
Kryesindikalisti Rrahman Jasharaj në një prononcim për Front Online thotë se një pjesë e madhe e arsimit është e pakënaqur me pagat.
Ai thotë me Ligjin e Pagave, administrata e universiteteve nuk kanë rritje fare.
“Një pjesë e madhe e sistemit arsimor, vërehet një ngritje e pagës nga Ligji i Pagave, e kam fjalën në çerdhe dhe punëtorët teknik janë ndarë pak më të kënaqur. Te ata nuk arrihet as 100 euro rritje, të pakënaqur plotësisht janë punëtorët e shkollave të mesme, dhe me arsyen më të madhe, tepër të pakënaqur janë administrata në universitetet e Kosovës, ngase tek ata nuk kanë rritje fare”, deklaroi ai për Front Online.