“Nuk mund të mendoj për rekordet e tij, por për fitore” – Klopp flet për sjelljen e Salah pas zëvendësimit.

Jurgen Klopp mori vendim për të hequr Mohamed Salahun nga loja për ta futur të riun Ben Doak, kur kishin mbetur 13 në ndeshjen ndaj Chelseat.

Egjiptiani dukej shumë i pakënaqur teksa zuri vendin e tij në bankinë pasi u largua.

Përveçse nuk ishte në gjendje të ndihmonte skuadrën, Salah nuk arriti ta thyej rekordin duke shënuar në gjashtë sezone radhazi në ndeshjen hapëse.

Klopp u pyet për këtë pas ndeshjes, duke ledhatuar fillimisht egjiptianin, ndërsa pastaj shtoi se nuk është në stol për të menduar për rekordet individuale

“Ne jemi këtu për të fituar një ndeshje. Mo është super, super, super i rëndësishëm. Ne duhet të marrim vendime. Na duheshin këmbë të freskëta”.

“Ai ka 500 rekorde të ndryshme. Nuk mund të mendoj për këto gjatë lojës”, ka thënë Klopp pas ndeshjes.

Liverpool barazoi ndaj Chelseat me rezultat 1-1, ku Salah asistoi te goli i shënuar nga Luis Diaz.

Ai gjithashtu kishte një gol të shënuar, por që pasi u rishikua nga VAR u anulua për pozitë jashtëloje.