Wednesday, September 27, 2023

Kurti: I emocionuar që Kosova i është bashkuar Partneritetit për Qeverisje të Hapur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i emocionuar me anëtarësimin e Kosovës në iniciativën e Partneritetit për Qeverisje të Hapur (Open Government Partnership).

Kurti ka thënë se Partneriteti për Qeverisje të Mirë përfshin 76 qeveri nacionale dhe 104 qeveri lokale

“I emocionuar për të njoftuar se Kosova i është bashkuar Partneritetit për Qeverisje të Hapur, një nismë ndërkombëtare që përfshin 76 qeveri kombëtare dhe 104 qeveri lokale dhe nxit transparencën, llogaridhënien dhe qasjet novatore për angazhimin publik”, ka shkruar Kurti, në platformën X.