Drejtoria e Shëndetësisë në bashkëpunim me komunitetin e farmacistëve e kanë punuar për herë të parë rregulloren e cila rregullon orarin e punës së rregullt dhe kujdestarive të barnatoreve në kryeqytet.
Nga tetori pritet që kjo të nis zbatim dhe pesë barnatore në regjione të ndryshme çdo natë të kujdestarojnë në Prishtinë nga ora 21:00 deri në orën 07:00 të mëngjesit. Pranë QKUK-së do të jetë një me patjetër.
Mungesa e një orari të tillë dhe kërkesat e qytetarëve e kanë shtyrë drejtorinë e shëndetësisë në Prishtinë ta iniciojë këtë proces.
Nga shoqata farmaceutike bazuar në këtë praktikë që ka nisur në qytete më të vogla theksojnë se nuk do të abuzohet me çmime dhe se nuk është raportuar diçka e tillë.
Derisa nga ana e komunës farmacitë do të inspektohen sa i përket orarit të punës. Prishtina gjithsej ka 184 barnatore../Klan Kosova