Neymar Jr do të largohet nga Paris Saint Germain pas gjashtë viteve qëndrim në Parc de Princes.

Sulmuesi brazilian ka vendosur që karrierën ta vazhdoj në Lindjen e Mesme te skuadra Al-Hilal.

Lojtari ka arritur marrëveshje me klubin arab për një kontratë dy vjeçare, derisa tanimë janë zbuluar edhe detajet e transferimit të tij dhe të kontratës.

Skuadra arabe Al Hilal do të paguaj 80 milionë euro për PSG-në dhe një ofertë dy vjeçare për reprezentuesin brazilian.

Neymar gjatë qëndrimit në Arabinë Saudite do të fitoj 160 milionë euro, pasi paga e tij do të jetë 80 milionë euro në sezon.

Mediat franceze kanë raportuar se lojtari do të kryejë gjatë ditës së sotme (e hënë) testet mjekësore.

Al Hilal gjatë kësaj vere ka transferuar edhe emra të tjerë të mëdhenj nga futbolli evropian si Kalidou Kolibaly, Ruben Neves apo Malcolm.

Gjatë gjashtë viteve qëndrim te PSG, sulmuesi brazilian ka zhvilluar 173 ndeshje zyrtare duke realizuar 118 gola dhe ka asistuar në 77 të tjerë.