Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë orëve të pasditës pritet në zona të caktuara të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me shkarkesa elektrike, njofton Meteo Kosova.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 14-34 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 16 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 27 deri në 30°C. /Front Online