Rast i ri me ethet hemorragjike kongo-krime. Personi i prekur është një 42 vjeçar nga Velesi. Nga Instituti i Shëndetit Publik informojnë se personi ka pasur simptoma të temperaturës së lartë, kokëdhimbje, plogështi dhe djersitje, 5 ditë përpara kontrollit në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit.
Ky është rasti i tretë me ethet hemoragjike kongo-krime, pasi muajin e kaluar rasti i parë u zbuluar te një 27 vjeçare nga Shtipi, e cila ndërroi jetë menjëherë pas diagnostikimit. Ndërkohë vazhdon trajtimi i infermieres në Klinikën Infektive dhe sipas të dhënave të fundit ajo është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Në izolim janë edhe 11 persona që kanë pasur kontakt me infermieren e prekur. Ethet hemorragjike kongo-krime transmetohen përmes pickimit të rriqrës, ndërsa mund të bartet edhe përmes kontaktit të drejtpërdrejt me gjak. Sëmundja është vdekjeprurëse në 40 për qind të rasteve dhe përparon shumë shpejtë. /alsat.mk