“Shi meteorësh”: Publikohen pamje fantastike të yllit që bie nga Shqipëria e Kumanova e Maqedonisë

Shiu vjetor “Perseid” ndriçoi mbrëmë qiejt anembanë botës me meteor, disa të mëdhenj sa një bizele, që godasin atmosferën e Tokës me shpejtësi 134,000 mph (215,000 km/h).
Për pasojë, një spektakël i jashtëzakonshëm iu është dhuruar qytetarëve në shumë vende të botës, mes tyre edhe në Shqipëri. BBC ka publikuar foto të shkrepura në disa shtete, mes tyre edhe nga Parku Kombëtar i Shebenikut, në vendin tonë.

Shiu i meteorëve konsiderohet si një nga ngjarjet më të mira dhe më tërheqëse astronomike.
Ky fenomen ndodh në një kohë të ngjashme në korrik dhe gusht të çdo viti, dhe këtë herë ka arritur kulmin e tij në natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës.