Nisja e ndërtimit të rrugës Tetovë-Prizren, duhet të pres edhe ca kohë. Drejtori i Ndërmarrjes Publike Ejup Rrustemi për TV Shenja thotë se janë duke pritur që të nënshkruhet një marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Transportit të RMV-së dhe Kosovës dhe më pas të gjendet projektuesi dhe do të vendoset për detajet e tjera. Kjo sipas tij, mund të ndodh për disa ditë, e më së voni deri në shtator.

Për këtë çështje, drejtori Rrustemi pati dhënë deklaratë për gazetarët para rreth dy muajsh.

Ejup Rrustemi, Drejtorii Ndërmarrjes Publike

“Ne jemi në fazën bashkë me Ministrin e Transportit si Ndërmarrje Publike, për përpilimin e Marrëveshjes mes Ministris së Transportit dhe Ministris së Transportit dhe Ekologjisë të Kosovës, për zgjidhjen e projektantit të përbashkët, cilët do të jenë detajet, në çfarë mënyre do të zgjidhet, si do të bëhet pagesa e projektuesit”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit të tij në Tetovë, të premten edhe një herë bëri thirrje për ndërtimin sa më të shpejtë të rrugës Tetovë – Prizren.

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

“E kam nënshkruar këtë Marrëveshje me ish kryeministrin Zoran Zaevin, e kam vazhduar me kryeministrin aktual Dimitar Kovaçevski, zëvednësi im i infrastrukturës Hysen Durmishi është dakorduar me homologun e tij zv ministrin e Transportit Bekim Rexhepin e me drejtorin e NP Ejup Rrustemin, janë dakorduar për një nga 6 opcionet e dala nga fiziliti studim…. Kostoja e përllogaritur e këtij aksi me rëndësi të madhe ndërshtetërore kombëtare rajonale e evropiane është rreth 200 milion euro”.

Rruga që lidh Prizrenin dhe Tetovën përfshin tunel prej 6.4 kilometrave dhe nga 15 kilometra nga Prizreni dhe Tetova.