Kryeministri Albin Kurti nëpërmjet një shkrimi e ka falënderuar ish-ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj duke shpërndarë videon përmbledhëse të momenteve të ngjarjes që ka shënuar lamtumirën e detyrës së tij.
Kurti ka thënë se edhe atëherë kur ka qenë larg Kosovës, Mehaj s’ka qenë larg me mendje dhe zemër.
“Armend, në emrin tim, dhe në emrin e të gjithë Qeverisë, të falemnderit përzemërsisht për punën dhe shërbimin tënd gjatë këtyre dy vjet e pesë muajve të fundit. Falemnderit që, edhe pse fizikisht larg Kosovës, kurrë s’ke qenë larg me mendje e zemër. Dhe kurrë s’ke harruar se sa shumë i kemi borxh atdheut tonë, Republikës sonë”, ka shkruar kryeministri në Facebook.