Nga mesnata, benzina, dizel dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri u rritën për një denar e gjysmë, vendosi Komisioni Rregullativ për Energji.

Sipas këtij vendimi, çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 është 86,50 den/litër,

ai i EUROSUPER BS-98 është 88,50 den/litër dhe i naftës me çmim 81 den/litër.

Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri është 80,50 den/litër.

Edhe çmimi me pakicë i mazutit rritet për 0,801 den/kg, krahasuar me çmimin e përcaktuar më parë dhe kushton 46,592 den/kg.

Vendimin e ri për rritjen e çmimeve RKE e shpjegon me rritjen e çmimeve të derivateve të naftës në bursat botërore.