Prej orës 9:00 sot pa ujë do të jenë disa nga banorët në bul. “Nëna Terezë”, si dhe disa nga konsumatorët nga rr. “Boro Petrushevski” në Komunën Qendër.

Siç kumtoi NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup, ndërprerja e furnizimit me ujë është për shkak të defektit të mbyllësit, ndërsa konsumatorët pa ujë do të mbeten deri në sanimin e defektit.