Mohamed Salah është i gatshëm që të largohet nga Liverpooli në këtë verë.

Duket se përplasja me Jurgen Klopp në derbin me Chelsean që përfundoi 1-1 ka shkaktuar përçarje në raporte.

Egjiptiani u zëvendësua nga gjermani në minutat e fundit të ndeshjes nga gjermani dhe ko nuk i pëlqej lojtarit, duke shfaqur publikisht frustrimin e tij.

Tani, sipas asaj që raporton mediumi arab, Alkas Channel, Salah ka autorizuar përfaqësuesit nga Arabia Saudite që të hapin negociatat me Liverpoolin për një transferim.

Klopp me gjasë se nuk do të rezistojë shumë nga kjo dëshirë e anësorit dhe do ta lejojë të largohet nëse arrin një ofertë e mirë.

Gjatë kësaj jave mund të kryhet edhe transferimi i Salah te ndonjëra prej skuadrave të Superligës së Arabisë, pasi që ende nuk dihet se cila e sheh egjiptianin si përforcimin e tyre.

Më parë u raportua se Al Ittihad kishte bërë ofertë te Salah për një kontratë në vlerë 180 milionë euro.