Jori Delli u bë një ndër personazhet më të komentuar në media rozë që kur u bë pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Edhe pas daljes nga shtëpia e famshme, vëmendja ndaj Jorit nuk ka munguar sidomos për jetën e saj private.

Herë pas here modelja është pyetur për statusin e saj, por ajo ka vazhduar të mohonte se është në një lidhje dashurie.

Me sa duket ka vendooosur t’i japë fund thashethemeve dhe të konfirmojë lajmin se është në një lidhje me reperfin Fred de Palma.

Në InstaStory, ajo ndau një moment gjatë performancës së Fred de Palma-s në skenë, ku mes rreshtash shprehet “E dashura ime është shqiptare”.

Pikërisht këtë video, Jori e ka shoqëruar me një emoji duke qeshur, flamurin shqiptar dhe një zemër të kuqe.

Duket se çifti ka vendosur ta bëjë tashmë publike romancën e re, që do të jetë më e komentuara e shoëbiz-it.

Epo, urime çiftit më të ri!

/Albeu.com.