Sonte do të zhvillohet ndeshja e Superkupës së Evropës ku përballë njëri-tjetrit do të jenë Manchester City e Sevilla.

“Citizens” si fitues të Ligës së Kampionëve e Andaluzianët si fitues të Ligës së Evropës do të ndeshjen në Greqi, shkruan “Gazeta Express”.

Anglezët e fituan finalen e Championsit ndaj Interit me rezultatin 1:0, derisa spanjollët e mposhtën Romën pas penalltive, me kohën e rregullt e vazhdimet që u mbyllën 1:1.

Për anglezët, edicioni i kaluar ishte për t’u mos harruar, pasi e fituan tripleten, Premierligën, Champions League si dhe FA Cup.

Të besuar e Pep Guardiolas, i cili s’do të mundë të llogarisë në të lënduarin Kevin de Bruyne, kanë mundur sa nisin sezonin me fitimin e një trofeu, atë të Superkupës Angleze, por u mposhtën pas penalltive nga Arsenali.

E tash, për ta është një rast i mirë ta fitojnë këtë trofe, një javë pasi nisi sezoni i ri në Angli.

City po e kërkon për herë të parë këtë trofe, kurse Sevilla e synon trofeun e dytë pas pesë finaleve të humbura më parë.

Për të dy ekipet sezoni ka nisur vikendin e kaluar. Manchesteri fitoi në udhëtim te Burnley 3:0, kurse Sevilla pësoi në shtëpi nga Valencia 2:1.

Përballja mes Manchester Cityt e Sevillas, zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00. /Gazeta Express/