Olta Gixhari është rikthyer sërish në Shqipëri, ku po shijon plazhin e bukur të jugut.
E komentuar shumë gjatë kohës që ishte në Big Brother, se nuk pëlqente të bënte punë, përmes një postimi, Olta ka treguar që punon fort dhe është duke nxjerrë bukën e gojës.
Në videon e publikuar, aktorja e “Në Kuadër të Dashurisë” shihet të jetë takuar me mikun e saj dhe ish-banorit e Big Brother, Xhonatanin.
Duket se misioni i tyre është të kapin iriq deti dhe duket se këtë gjë ia kanë arritur më së miri.
“Shihni tani si kapet iriqi dhe si nxirret buka e gojës se thoni pastaj Olta kështu Olta ashtu, ndërkohë Olta në Porto Palermo duke nxjerrë bukën e gojës”, shprehet Gixhari.
Olta ka arritur të kapë dy iriq dhe për këtë ndidhet tepër krenare.