Mbappe vazhdon të mos ketë koordinata të sakta për të ardhmen, në fakt duke nisur nga sezoni i ri, ku mund të përfundojë në triubunë, sikurse ka paralajmëruar klubi parizien, nëse nuk rinovon.

Vështirë të thuhet nëse do të qëndrojë vërtet, sikurse ka konfirmuar me këmbëngulje disa herë, apo jo te PSZH.

Francezi, i cili kohët e fundit nuk ka marrë pjesë dhe as ka folur në ndonjë event për klubin, ka dashur të mirëpresë bashkatdhetarin dhe mikun e tij në llogarinë personale në Instagram.

Mesazhi mund të nënkuptojë se të dy do të ndajnë dhomën e zhveshjes sezonin e ardhshëm, megjithëse hamendja për të ardhmen e 24-vjeçarit nuk ka qenë kurrë diçka e lehtë.